Një person 39 vjeç vdiq nga koronavirusi

 
Për 24 orë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 107 raste të reja me Covid-19 nga realizimi i 1 mijë e 668 testimeve.
Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 247 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 19 persona. Më i riu është i moshës 39-vjeçare dhe është nga Shkupi.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 – Termini im janë regjistruar edhe 5 viktima të reja të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 16 shtator deri më 4 tetor 2021.
Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 6 mijë e 759./21Media

Back to top button