Aksident i rëndë në Gjilan, humb jetën një person

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në Gjilan.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur dje.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka vdekur në qendrën emergjente në Gjilan.
Kurse i dyshuari vozitësi i veturës tjetër që dyshohet se ka shkaktuar aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Gjilan / 28.05.2026 – 08:25. Ka ndodhur aksident në trafik ndërmjet dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar drejtues i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe raportohet se në qendrën emergjente në Gjilan ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari vozitësi i veturës tjetër që dyshohet se ka shkaktuar aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?