Aksident i rëndë në Krushë të Madhe, viktima dërgohet në QKUK

Një këmbësore është goditur nga një veturë sot rreth orës 13:00, në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.
Viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Deri te aksidentit kishte ardhur kur i dyshuarin kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij te llojit VW Golf, ne aksin rrugor Prizren – Gjakovë, dhe ne dalje te fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pa kujdesia dhe duke mos iu përshtatur shpejtësinë e godet viktimën/këmbësoren e cila ne momentin kishte qene duke kaluar rrugën”, ka thënë Xhurkaj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndalua për 48 orë.
Policia tutje ka thënë se hetimet po vazhdojnë./21Media

Back to top button