Aksident i rëndë në Lezhë, dy të vdekur dhe katër të lënduar – mes tyre dy fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 08:00 në aksin “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, ku u përfshinë dy automjete me drejtues shtetasit F. L. dhe P. F.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën një çift të moshës 53 vjeç dhe 45 vjeç.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin tjetër, konkretisht bashkëshortja e drejtuesit F. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës 6 dhe 2 vjeç. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?