Aksident i rëndë në Stamboll, tramvaji përpalset me autobus

22 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Stamboll të Turqisë. Sipas mediave turke një tramvaj është përplasur me një autobus.
Përplasja ndodhi në zonën Eyupsultan të qytetit, ku treni i tramvajit u përplas.
Ekipet e shpëtimit patën vështirësi të mëdha për nxjerrjen e një prej të plagosurve nga mbetjet e autobusit të qytetit. Dëmtime pësoi edhe një makinë që ishte aty pranë.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme me autoambulanca dhe se katër prej tyre janë në gjendje të rëndë./21Media 

Back to top button