Prishtinës do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja në tri lagje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se tri shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit.

“Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka thënë se shkollat do të ndërtohen në lagjet Sofali, Mati1 dhe Prishtina e re në Veternik.

Kryetari i Prishtinës ka falënderuar ekipin e Departamentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button