Aksident i shumëfishtë në autostradë, lëndohen 8 persona

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur sonte në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë lënduar 8 persona.
Nga informacionet paraprake mësohet se janë përplasur 5 mjete.
“Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio. Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.”, ka njoftuar policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./oranews

Back to top button