Aksident komunikacioni në Deçan, ka të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në fshatin Lëbushë të Deçanit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 08:00, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Lëbushë, Komuna e Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë” ka thënë ai.
Gashi ka bër të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, duke thënë se automjetet e përfshira në aksident kanë qenë me targa të huaja./21Media