Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident komunikacioni në Gjilan, arrestohet shoferi

Një grua është lënduar në një aksident komunikacioni mes dy veturave të dielen në Gjilan.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se shoferi i i veturës me targa të huaja, që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture civile me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i huaj, dhe veturës tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima femër kosovare. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.” – thuhet në njoftim. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button