Aksident komunikacioni në Prishtinë, ka të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar sot si pasojë e një aksidenti ndërmjet tre veturave në lagjen “Ulpiana” afër konvikteve në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, të përfshira kanë qenë tri vetura ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti./21Media