Aksident komunikacioni, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në komunikacion në fshatin Trudë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit aksidenti ndërmjet tri veturave ka ndodhur rreth orës 20:00.
“Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Ai ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media

Back to top button