Gjobë për tifozët që u përfshinë në përleshje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka shoqëruar për në stacion policor tre persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një përleshje mes tifozëve në Prishtinë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka bërë të ditur se Policia ka trajtuar rrethanat e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit dhe ndaj dy personave ka shqiptuar masën me gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërkaq që të tre janë lënë të lirë.
Kujtojmë se në kryeqytet është duke u zhvilluar ndeshja mes Ballkanit dhe ekipit çek Slavia Prague, e cila është e nivelit kualifikues në Ligën e Konferencës./21Media

Back to top button