Aksident me fatalitet, humb jetën një këmbësore
Një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e pakujdesisë së shoferit të një automjeti në rrugën “Brigada 125” në Prizren.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:26.
Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se duke drejtuar automjetin tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë.
Vdekje e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas Polcisë rasti vazhdon të hetohet./21Media