Gjermania thërret për konsultime ambasadorin e saj në Moskë

Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë të Partisë Social Demokrate të kancelarit Olaf Scholz, si dhe objektiva të tjera të ndjeshme qeveritare dhe industriale.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha të hënën se Alexander Graf Lambsdorff do të kthehet në Berlin për një javë konsultime.
Lambsdorf nuk do të jetë në Rusi gjatë inaugurimit të presidentit Vladimir Putin për një mandat të ri, i cili do të zhvillohet më 7 maj, tha zëdhënësi.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha më 3 maj se hakerët ushtarakë rusë ishin pas një operacioni të hakerimit, i cili zgjati me muaj.
Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë të Partisë Social Demokrate të kancelarit Olaf Scholz, si dhe objektiva të tjera të ndjeshme qeveritare dhe industriale.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha të hënën se Alexander Graf Lambsdorff do të kthehet në Berlin për një javë konsultime.
Lambsdorf nuk do të jetë në Rusi gjatë inaugurimit të presidentit Vladimir Putin për një mandat të ri, i cili do të zhvillohet më 7 maj, tha zëdhënësi.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha më 3 maj se hakerët ushtarakë rusë ishin pas një operacioni të hakerimit, i cili zgjati me muaj./rel
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?