Aksident me fatalitet në autostradën “Arben Xhaferi”

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:15 në autostradën “Arben Xhaferi” në kilometrin e 29 Ferizaj-Prishtinë.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

Back to top button