Aksident me fatalitet në Carralevë të Suharekës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë të Suharekës.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se mosha e viktimës ka qenë 42 vjeç dhe aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.
Sipas tij rruga Suharekë-Carralevë është ende e bllokuar.
“Me datë 12.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi.
Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se në vend ngjarje ka mbetur i vdekur J. G., shoferi i veturës,mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren. Për momentin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar”, tha Bytyqi. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?