Aksident me fatalitet në Gjakovë

Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ndodhi sot në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i cili bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatur ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes
“Sot reth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973”, ka thënë Elezi për portalin rtv21.tv.
Bazuar në hetimet e para, Policia dyshon se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
procedohet si “Vetaskident trafiku me fatalitet”./21Media

Back to top button