Vdiq një person në QKUK

Një person ka vdekur dje në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra në një lëndim aksidental të ndodhur ditë më parë në Podujevë.
Sipas policisë, burri ishte lënduar më 23 qershor dhe trajtohej në QKUK, ku edhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

Back to top button