Shoferi serb godet për vdekje këmbësorin kosovar

Shoferi serb godet për vdekje këmbësorin kosovar

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku mbrëmë në fshatin Llozicë të Malishevës.

Sipas policisë i dyshuari i cili goditi me kamion këmbësorin u arrestua.

“I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë derisa kishte qenë duke e drejtuar kamionin e tij në rrugë e kishte goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar i cili ka marrë lëndime vdekjeprurëse dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i lirohet familjarëve për ceremoni varrimi.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media