Aksident me fatalitet në Malishevë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Sipas Policisë aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur të enjten rreth orës 14:10 në fshatin Joviq të Malishevës

“Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion.

Ndërsa, rasti është nën hetime./21Media

Back to top button