Vrasje në tentativë në Podujevë

Disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë, kështu ka raportuar një qytetar nga Podujeva në Polici.

Policia përmes raportit 24-orësh ka thënë se rasti ka ndodhur të enjten në orët e para të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja fishekësh dhe një granatë dore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë dhe ndodhet në proces hetimor”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button