Aksident me fatalitet në Pavlan të Pejës

Një person ka vdekur pasi është aksidentuar në orët e para të së dielës në Pavlan të Pejës.

Ai dyshohet se ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe, i cili pas humbjes së kontrollit mbi veturën dhe është rrokullisur duke rënë në fushë.

Lajmin për portalin rtv21 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pavlan- Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollim mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar ne fushë, vetura është përfshirë nga flakët se bashku me personin që ishte në veturë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion”, tha Rugova. /21Media

Back to top button