Aksident me fatalitet në Pestovë

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar

Policia ka njoftuar se një aksident trafiku me fatalitet është raportuar mbrëmë rreth orës 22:42.

Sipas Policisë së Kosovës aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë viktima E. Z. 50 vjeçare, ndërsa me lëndime kanë mbetur edhe gjashtë persona tjerë të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Vushtrri, janë dërguar për në QKUK.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të automjetit të llojit Citroen i cili ka kaluar në shiritin e majtë në drejtim të kundërt, me ç’rast është ndeshur me automjetin e llojit Passat”, thuhet në njoftimin e PK-së

Trupin i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./21Media

Back to top button