Vdiq gazetari Ganimet Klaiqi

Ai ishte i angazhuar edhe si profesor

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur gazetari, profesor universiteti Ganimet Klaiqi,  kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Klaiqi ka punuar për shumë vjet si gazetar në të përditshmen ‘Koha Ditore’, ndërsa viteve të fundit angazhimi i tij ka qenë si ligjërues në njërin nga universitetet private në Kosovë.

Gazetari Klaiqi ishte i zëshëm kundër sulmeve ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

Ky është postimi i fundit i gazetarit në “facebook”

“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra,që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje,për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse  sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra lirija e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracise. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!”

Back to top button