Aksident me fatalitet në Prishtinë, vetura godet çiklistin

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.
Aksidenti ka ndodhur mes një biçiklisti dhe një veture, në afërsi të Stacionit të Autobusave në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti ka thënë se aksidenti është raportuar rreth orës 20:40.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti tha po ashtu, se Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në stacion policor./21Media

Back to top button