Aksident me fatalitet në Prizren

 

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Aksidenti ndërmjet një traktori, një kamioni dhe një veture sipas policisë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40, në Prizren.

“Si pasojë e aksidentit, një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa tre meshkuj kosovarë janë lënduar”, ka konfirmuar policia.

Me vendim të prokurorit, turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa një i dyshuar është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button