Aksident me fatalitet në Trudë të Prishtinës

Viktima është dërguar për obduksion

Një person ka vdekur mbrëmë rreth orës 20:50 në Trudë të Prishtinës, pas një aksidenti në komunikacion.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në mes të një veture me tabela të huaja dhe një kamioni transportues me tabela vendore.

“Raportohet aksident trafiku me fatalitet me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela të huaja, me vozitës dhe pasagjer meshkuj Shqiptar/shtetas të R. Maqedonisë, si dhe një Kamioni transportues me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar”, ka konfirmuar policia.

Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra në vendin e ngjarjes ka vdekur pasagjeri i automjetit të udhëtareve viktima mashkull Shqiptar/shtetas i R. Maqedonisë, kurse vozitësi i dyshuari mashkull /shtetas i Maqedonisë, është dërguar në QKUK për tretman mjekësore.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

Sipas policisë rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe Prokurori i shtetit.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK.
Gjithashtu mbrëmë në një aksident tjetër që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar./21Media

Back to top button