Një i vdekur në një aksident në magjistralen Prishtinë- Ferizaj

Gjashtë persona tjerë janë lënduar

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj. Lajmin për rtv21.tv e ka konfrimuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur të përballojë plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.”, ka bërë të ditur policia.

Sipas policisë personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor./21Media

Back to top button