Aksident me fatalitet në Vushtrri

Një person ka vdekur sonte si pasojë e goditjes nga një veturë, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në Vushtrri.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka informuar se viktima E.XH., 56 vjeçar pas lëndimeve të marra, ka vdekur në QKUK.
“Sonte, rreth orës 20:00 të datës 30 shtator 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 në QKUK- ka ndërruar jetë.”, ka informuar Zahiti për rtv21.tv
Të dyshuarit, drejtuesit të automjetit E. M., 22 vjeç, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit.
Siç ka informuar Zahiti, nga hetimet e para, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit./21Media

Back to top button