Aksident me fatalitet në Vushtrri

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku, në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Të premten rreth orës 09:00 viktima ishte goditur nga një veturë në lëvizje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button