Aksident më Rahovec, lëndohen 7 persona

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mrasor të Rahovecit, rruga Gjakovë – Klinë.
Policia ka njoftuar se aksidenti ndodhi rreth orës 21:20.
Gjithashtu bëhet e ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim.
Rasti është duke u trajtuar nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë.