Aksident me të lënduar në Mitrovicë

 

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur të shtunën në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe drejtues një femër dhe një mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila pas tretmanit mjekësor është liruar.”, ka informuar policia.

Ndërkohë, rasti është nën hetime./21Media

Back to top button