Një aksident me të lënduar ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Koreticë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroi i mbretit”.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tri vetura. Njësitet policore të trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin.

Policia nuk ka bërë të ditura shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.