Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident me vdekje në aksin Lushnjë-Tiranë

Një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin “Lushnjë-Tiranë”.

Policia bën me dije se rreth orës 02:00 të mëngjesit, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç.

Si pasojë e përplasjes 56-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button