Aksident mes 4 veturave, lëndohen 10 persona

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.
Policia njofton se në aksident ishin të përfshira katër vetura.
Në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dhjetë persona”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur dje./21Media
 

Back to top button