KPK dërgon në Presidencë emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
KPK tha se e çoi të gjithë “dokumentacionin përkatës” te ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, pas një takimi të mbajtur sot.
“Nominimi i është përcjellë Shkëlqesisë së Saj, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes që nga hapja e procedurës e deri te vendimmarrja përfundimtare e KPK-së”, thuhet në njoftim.
Tani, procedura kalon te Presidenca.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?