Aksident mes autobusit dhe veturës në Itali, pesë viktima

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Itali, si pasojë kanë humbur jetën pesë persona.
Sipas mediave lokale, një veturë dhe një autobus janë përplasur dhe menjëherë kanë ndërhyrë Policia, ekipi mjekësor dhe zjarrëfikësit.
Pesë të rinj mes 17-22vjeç, katër djem dhe një vajzë, humbën jetën aksidentin në rrugën provinciale 45 në Rezzato të Italisë.
Siç bëhet e ditur nga mediat në Itali, i plagosur lehtë ka mbetur shoferi i autobusit, i cili tha se ishte para veturës dhe nuk mundi të shmangte goditjen pasi vetura kaloi në korsinë e kundërt.
Burri, 58 vjeç, u transportua në Poliambulanza në gjendje shoku.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe disa të afërm të viktimave.
Rasti po vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button