Aksident mes dy kamionëve në Komoran, një shofer humb jetën

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e djeshme në Komoran, ku tw pwrfshirw ishin dy kamionë me targa vendore.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:37, kur dy drejtuesit e kamionëve kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur.
“Dy automjete transportuese (kamion) me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti”, thuhet në raport.
Si pasojë e lëndimeve të rënda, njëri nga drejtuesit e kamionëve ka ndërruar jetë gjatë tretmanit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërkaq pas ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me vendim të prokurorit. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?