Aksident mes dy veturave në Pogragjë të Klinës, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime serioze pas një aksidenti mes dy veturave i cili ndodhi sot në fshatin Pogragjë të Klinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20.

Gjithashtu është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës. /21Media

Back to top button