Aksident mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një  aksidenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Trudë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti transportues dhe një veture.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button