Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

(Lajm i përditësuar)


Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete, në rrugë “Robert Doll” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Policia ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media


Aksident ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash mes një veture dhe një motoçiklete në qendër të Prishtinës.

Shërbimi Emergjent dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigje./21Media

Back to top button