Aksident mes një veture dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion, ndërsa sipas Borovcit nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 09:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në afërsi të Çagllavicës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci. /21Media