Aksident mes një veture e një motoçiklete, vdiq një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:25 në Gjakovë.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar janë përfshirë në aksident në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media