Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident mes tre veturave në Pejë, nëntë persona të lënduar

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se tri vetura kanë qenë të përfshira në aksidentin e ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Sipas Gashit, të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Tutje ai ka shtuar se ngjarja ka ndodhur para një ore./kallxo.com

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button