Aksident mes tri veturave, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë më skatësisht në fshatin Milloshevë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, ku ishin të përfshira tri automjete.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci./21Media

Back to top button