Ndodh në Kosovë, prindi dërgon vajzën 13 vjeçe për t’i bërë buzët botox

 
Ndërhyrjet estetike tashmë sa kohë janë bërë trend pos në vende të huaja, edhe në Kosovë.
Dermatologia Dialeta Dauti, për emisionin “Start Up”, në RTV21, tregoi se moshat e ndryshme i nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve.
Rast i rrallë, ku një 13 vjeçare ka shkuar ti bëjë buzët botoks, nën shoqërimin e prindit të saj.
Inicialet e së njëjtës nuk janë bërë të ditura, ndërkohë Dauti shton se njëkohësisht ka informuar vajzën dhe babain e saj se cilat janë rreziqet e ndërhyrjeve në fytyrë, në moshë kaq të re.
Tutje, shton se pas bisedës e njëjta ka potencuar se këto injeksione mund të gjenden edhe në vende të tjera, të cilat blihen dhe më pas injektimi bëhet nga vet pacienti./21Media

Back to top button