Aksident mes veturës dhe motoçikletës, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar sot në një aksident që ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete.
“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, bëri të ditur Ahmeti./21Media

Back to top button