Kaloni te përmbajtja kryesore

Talentët e rinj të Kosovës fokus i Dua Lipës

Dua Lipa vazhdon kontributin e saj për vendin. Fondacioni Sunny Hill së fundmi ka bashkuar forcën me Akademinë e kantautorëve në Suedi për të krijuar një program për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë.
“Shkova sot në studio për të parë se çfarë kanë bërë në ata dhe u habita nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi. U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar për ne që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur ’, ka shkruar ndër tjerash Dua në rrjetet sociale.
Dua po qëndron në Kosovë me rastin e edicionit të tretë të Festivalit Sunny Hill. Për tri net radhazi ky festival ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh kanë qenë të pranishëm të rinj nga 60 shtete.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button