Aksident ndërmjet një kamioni dhe dy veturave, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Deçan. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka informuar se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një kamioni dhe dy veturave.
“Sot rreth orës, 15:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në rrugen ” Luan Haradinaj”, në Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Rugova./21Media

Back to top button