Aksident ndërmjet një kamioni dhe veture në autostradë

Një person ka mbetur i lënduar  si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte në autostradën Vermicë-Gjurgjicë.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka treguar se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar mbeti shoferi i veturës.
“Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi i veturës Audi, si pasojë e mosmbajtjes se distancës ka goditur rimorkione kamionit nga prapa, ne q’rast vozitësi i veturës ka pësuar lendime trupore, por sipas mjekut eshte jasht rrezikut per jetë”, ka thënë Hoxha
Njësitet kompetente janë duke u marrë me rastin./21Media

Back to top button